• Tirane, kerkohet Somelier/ Head of Service

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Sherbim Klienti
  3. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Restoranti ynë fine dining, Casa Mandarine, kërkon një Somelier/ Head of Service kërkon të punësojë një Somelier profesionist, me njohuri të thelluara në verëra dhe me aftësi për të mbuluar me kompetencë rolin e Shef Salle.
Kandidati ideal është një person me pasion të vërtetë për botën e verës, që njeh shumë mirë origjinën, prodhimin, karakteristikat dhe historinë e verërave, dhe që di t’i transmetojë me stil dhe profesionalizëm tek klientët tanë për ta rritur përvojën e tyre kulinare.

Përgjegjësitë Kryesore
  • Krijon, përditëson dhe menaxhon listën e verërave të restorantit, në përputhje me konceptin fine dining të Casa Mandarine
  • Prezanton dhe shet verërat me profesionalizëm, duke shpjeguar origjinën, procesin e prodhimit, karakteristikat dhe kombinimet ideale me pjatat.
  • Konsulton klientët për zgjedhjen e verës së duhur sipas preferencave dhe menusë.
  • Menaxhon inventarin e verërave, porositë dhe marrëdhëniet me furnitorët.
  • Organizimi i degustimeve dhe trajnimi i stafit për bazat e verës dhe shërbimin korrekt.
  • Udhëheq dhe koordinon stafin e sallës për të garantuar shërbim perfekt dhe eksperiencë të nivelit të lartë për çdo klient.
  • Siguron standarte të larta të mikpritjes, prezantimit dhe rrjedhës së shërbimit.
  • Menaxhon turnet, ndan detyrat dhe krijon bashkëpunim të fortë mes stafit të sallës dhe kuzhinës.
  • Zgjidh situata, ankesa ose kërkesa të klientëve me profesionalizëm dhe elegancë.
  • Monitoron pastërtinë, rregullin dhe atmosferën e sallës në çdo moment.
Kërkesat e Pozicionit
  • Përvojë e mëparshme si Somelier dhe Shef Salle, preferohet në ambiente fine dining.
  • Njohuri shumë të mira për verërat ndërkombëtare dhe shqiptare, nga origjina te procesi i prodhimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Pasion dhe dëshirë për të edukuar klientët dhe për të rritur vlerën e eksperiencës së tyre.
  • Aftësi për të drejtuar ekip dhe për të punuar në situata dinamike.
  • Certifikimet në somelieri (WSET, Court of Master Sommeliers etj.) konsiderohen avantazh.
Çfarë Ofron Kompania
  • Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional në menaxhimin e mikpritjes.
  • Pagese konkuruese ne perputhje me eksperiencen dhe nivelin profesional.
  • Ekip mikpritës me fokus te përsosmëria.
  • Ambient pune profesional.

✉️ Si të Aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në adresën: serviceandsuppliesltd@gmail.com.
Per më shumë informacion:: 35568500 8888
 


Apply WhatsApp
Back
Top