Tirane, kerkohet Sistemuese Rafti
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HR Studio po kërkon kandidatë për pozicionin Sistemuese Rafti për supermarket që të sigurojë sistemimin, organizimin dhe mirëmbajtjen e produkteve në raft sipas standardeve të supermarketit, duke garantuar paraqitje të rregullt, furnizim të vazhdueshëm dhe eksperiencë pozitive për klientët.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Sistemon produktet në raft sipas kategorive dhe standardeve të vendosura.
- Kontrollon vazhdimisht mungesat në raft dhe kujdeset për furnizimin e tyre.
- Verifikon datat e skadencës dhe largon produktet e dëmtuara ose jashtë standardit.
- Kujdeset për pastërtinë dhe organizimin e ambienteve të shitjes.
- Ndihmon klientët me informacion bazë mbi produktet dhe orientimin në market.
- Bashkëpunon me magazinën dhe stafin e shitjes për sistemimin e produkteve.
- Respekton procedurat dhe rregullat e kompanisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në supermarket ose retail.
- Aftësi të mira organizative dhe korrektësi në punë.
- Energji dhe gatishmëri për punë dinamike.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Seriozitet dhe përgjegjshmëri.
Çfarë Ofrohet
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të integrimit.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Kushte të mira pune.
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
Apply WhatsApp