• Tirane, kerkohet Senior Specialist ne Sigurime - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Të vlerësojë dhe të japë propozime që procesi i Brokerimit të Sigurimeve të jetë në linjë me kuadrin rregullator dhe ligjor sipas ligjit nr. 52/2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit.
  • Të përgatisë dhe përditësojë instruksione/ manuale, kontrata dhe dokumenta të tjera të lidhura me proceset e sigurimeve në bashkëpunim me njësitë e tjera të përfshira.
  • Të monitorojë që veprimtaria e brokerit të ushtrohet në përputhje me vendimet dhe rregulloret e ngritura të Bankës.
  • Të përgatisë raporte për Manaxhimin e Bankës dhe për institucione zyrtare në varësi të kërkesës dhe rregulloreve.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me Shoqëritë e Sigurimit për problematika që mund të shfaqen gjatë proceseve të brokerimit të sigurimeve.
  • Të ndjek praktikat e dëmshpërblimit me Shoqërite e Sigurimit në rastet e ngjarjeve të sigurimit të klientëve të Bankës.
  • Të ndjek procesin e mbulimit me Sigurim të vetë Bankës sipas procedurave dhe rregulloreve të brendshme dhe të japë propozime për përmirësimin e tyre.
  • Të ndjek praktikat e dëmeve me Shoqërinë e Sigurimit për ngjarjet e sigurimit brenda bankës sipas parashikimeve të policave të lëshuara për këtë qëllim.
  • Të japë propozime dhe zgjidhje rast pas rasti çështjeve dhe problematikave që ngrihen në nivel Dege dhe Drejtorie, që lidhen me Sigurimet.
  • Të propozojë produkte sigurimi sipas nevojave të Bankës për minimizimin e risqeve të ndryshme.
  • Të përgatisë, ndjekë dhe implementojë projekte të lidhura me Sigurimet.
KRITERET
  • Të ketë Diplomë Universitare në Ekonomi, Manaxhim, apo fakultete të ngjashme.
  • Disponimi i liçensës për ushtrimin e aktivitetit të Brokerit në Sigurime në përputhje me ligjin nr. 52/2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit është një aset i shtuar. Nqs nuk e zotëron liçensën të ketë dëshirën e vullnetin për të ndjekur procedurat për pajisjen me liçensë.
  • Të ketë eksperience dhe njohje shumë të mirë te Tregut të Sigurimeve në tërësi.
  • Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
  • Aftësi shume të mira analitike.
  • I besueshëm dhe i ndershëm.
  • Aftësi komunikuese në të shkruar dhe në të folur.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi shumë të mira të programeve kompjuterike (MS Office, Outlook etj).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze.
Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet link https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search#
ose te dergojne CV ne adresen e email humanresources@bkt.com.al deri me 08.09.2024 dhe te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.
 


Apply
Back
Top