• Tirane, kerkohet Punëtor Magazine

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Aktualisht ne po kërkojmë Punonjës në magazine dhe të ftojmë të bëhesh pjesë e stafit tonë duke na kontaktuar në format e kontaktit të listuara më poshtë.

Pozicioni i Punës: Punëtor Magazine.
Vendodhja: Kodra e Diellit 2, Tirane
Raporton tek: Përgjegjësit të magazinës
Orari: 07:30-16;00

Qëllimi i pozicionit:

Punëtori i magazinës kujdeset për ngarkimin, shkarkimin, ruajtjen dhe organizimin e materialeve dhe pajisjeve në magazinën qendrore të kompanisë. Ai siguron që materiali të jetë i disponueshëm për kantiere dhe të trajtohet në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.

Detyrat;
  • Ngarkon dhe shkarkon materiale ndërtimi, vegla dhe pajisje në magazinë.
  • Ndihmon në organizimin dhe vendosjen e materialeve në vendet e caktuara në magazinë.
  • Mbështet regjistrimin e materialeve në magazinë dhe ndihmon në inventarizime.
  • Përgatit materialet për shpërndarje në kantier sipas udhëzimeve.
  • Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit të magazinës.
  • Respekton rregullat e sigurisë në magazinë dhe gjatë manipulimit të materialeve.
  • Bashkëpunon me staf tjetër për të siguruar rrjedhën e punës dhe furnizimin e kantierit.
  • Njofton përgjegjësin e magazinës për çdo problem teknik, mungesë ose dëmtim të materialeve.

Kriteret;
  • Shkollë e mesme (preferohet arsimi teknik ose profesionale).
  • Përvojë në punë magazinimi ose në kantier ndërtimi është avantazh.
  • Aftësi fizike për ngritje peshe dhe punë aktive.
  • Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi bashkëpunimi në grup.
  • Njohuri bazike të sigurisë në punë.
Mirëpresim aplikimet tuaj nëpërmjet nr tonë të kontaktit +355 68 40 52 085.
 


Apply WhatsApp
Back
Top