• Tirane, kerkohet Operatot per Proceset Ditore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Operatore makinerie / fabrike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë proaktiv pë t’ju bashkuar departamentit të IT-së në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Operatori për Proceset Ditore do të kryejë proçedurat për mbylljen e ditës në Sistemin Qendor të Bankës duke siguruar respektimin e rregullave dhe rregulloreve të brendshme në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Ekzekuton mbylljen e ditës në sistemin e qendërzuar të Bankës pas mbylljes së orarit të punës;
  • Kryen Backup të të dhënave në përputhje me procedurat e përcaktuara;
  • Kordinon me suportin qendror të bankës në rast të ndonjë parregullsie të hasur gjatë mbylljes së ditës (EOD);
  • Përshkallëzon problematikat e ndodhura gjatë EOD te Administratorët e Sistemit për zgjidhjen e menjëhershme të tyre;
  • Aplikon patch-et, ose HotFix-et në Sistemin qendror;
  • Zgjidh problemet gjatë EOD dhe njofton palët përkatëse;
  • Kyren backup-et sipas udhëzimeve;
  • Shërben si suport për përdoruesit në koordinim me ekipin e suportit IT për të zgjidhur problematikat e infrastrukturës IT;
  • Kryen mirëmbajtjen e problematikave në sistemin e Menaxhimit;
  • Shërben si pikë e parë e kontaktit për zgjidhjen çështjeve të lidhura me EOD;
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Informatikë ose degë të ngjashme; Diplomë Master do te jetë një aset plus;
  • Minimumi dy vite eksperiencë në fushën e IT në lidhje me operacionet e mbylljes së fundit të ditës (EOD) dhe infrastrukturës IT;
  • Eksperiencë në ekzekutimin e funksioneve te EOD për të gjitha aplikacionet e biznesit të Bankës; Eksperienca në ekzekutimin e proçesit të mbylljes së ditës të sistemeve të klasës ndërkombëtare është një plus
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, verbale dhe në shkrim;
  • Përvetësues i shpejtë i njohurive;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të bashkëpunojë;
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze;
  • Disponueshmëri për të punuar pas orarit të punës
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 23 shkurt 2022 në këtë link
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top