• Tirane, kerkohet Operatori CNC Lazer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Operatore makinerie / fabrike
HR Studio është në kërkim të një Operatori CNC Lazer të aftë dhe të përkushtuar, i cili do të jetë përgjegjës
për operimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të prerjes me lazer në proceset prodhuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

• Operon makineritë CNC Laser për prerjen dhe përpunimin e materialeve të ndryshme;
• Lexon dhe interpreton vizatimet teknike dhe skedarët e prodhimit;
• Vendos parametrat e punës sipas specifikimeve të projektit;
• Kontrollon cilësinë e produkteve gjatë dhe pas procesit të prodhimit;
• Kryen mirëmbajtjen bazë dhe pastrimin e pajisjeve;
• Raporton problematikat teknike apo devijimet gjatë procesit të punës;
• Zbaton standardet e sigurisë dhe procedurat operative gjatë gjithë procesit të punës;
• Bashkëpunon me ekipin për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara;
• Siguron që produkti final të përmbushë standardet e cilësisë për dorëzim.

Kualifikimet dhe kërkesat:

• Eksperiencë në operimin e makinerive CNC Laser;
• Njohuri mbi materialet dhe proceset e përpunimit;
• Aftësi për të lexuar vizatime teknike;
• Saktësi, përpikmëri dhe vëmendje ndaj detajeve;
• Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet;
• Njohuri bazë mbi mirëmbajtjen e pajisjeve industriale.

Çfarë ofrohet:

• Ambient profesional dhe bashkëpunues;
• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë;
• Përfshirje në projekte dinamike dhe inovative;
• Paketë financiare konkurruese.

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com | +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top