Tirane, kerkohet Ndihmës Marangoz
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marangoz | Mobilje | Punime druri
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Agikons Sh.P.K, kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, dallohet për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve. Agikons ka zhvilluar dhe realizuar projekte të suksesshme si: "Kodra e Diellit 1 & 2" në Tiranë, "Marea Resort" në Kavajë, "Tarraca e Ullinjve" në Dhërmi, "Plazhi i Ngurtë" në Qeparo, "Bougainville Bay" në Sarandë, "Mështekna" në Brezovicë, "Turquoise Marina" në Hamallaj, Gjiri i Lalëzit dhe "Swan Residence" në Farkë.
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin "Ndihmës Marangoz".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt: 067 206 4428
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin "Ndihmës Marangoz".
Detyrat
- Të ndihmojë marangozët në procesin e prodhimit dhe montimit të mobiljeve dhe elementëve prej druri.
- Të asistojë në përgatitjen, lëvizjen dhe sistemimin e materialeve të punës.
- Të ndihmojë në përdorimin dhe mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve të repartit, sipas udhëzimeve.
- Të mbajë të pastër dhe të organizuar vendin e punës.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
- Të bashkëpunojë me ekipin për realizimin e punimeve brenda afateve.
Kualifikimet
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në punime druri ose në repart prodhimi, por nuk është e detyrueshme.
- Dëshirë për të mësuar profesionin e marangozit dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe përkushtim në punë.
- Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet dhe procedurat e punës.
Shënime
- Orari i punës: E hënë – E shtunë, ora 07:30 – 16:00 (30 minuta pushim dreke).
- Ambient miqësor pune.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
- Mundësi promovimi brenda grupit.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt: 067 206 4428
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Apply WhatsApp