• Tirane, kerkohet Mentor per AI Bootcamp

Tirane
Tipi
  1. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Eksperienca
vetem me eksperience
KËRKESË PËR MENTORË – AI Bootcamps

Po kërkojmë mentorë energjikë dhe të angazhuar për të ndihmuar në organizimin dhe zhvillimin e një AI Bootcamp 2-ditor për nxënës të arsimit parauniversitar.

Çfarë do të bësh ti si një Mentor?
  • Do të mbështesësh punën në grup të nxënësve gjatë të gjitha fazave të bootcamp-it: nga hulumtimi dhe ideimi, deri te ndërtimi i prototipit dhe përgatitja e prezantimit.
  • Do ndihmosh nxënësit të përdorin mjete AI si: ChatGPT, DALL·E, Canva, Glide dhe të tjera.
  • Do të inkurajosh pjesëmarrjen aktive, mendimin kritik dhe bashkëpunimin në ekip.
  • Do të sigurohesh që çdo ekip të ketë udhëzimin dhe mbështetjen e duhur për të përmbushur qëllimet e ditës.
Datat e Bootcamp-it te pare: 25-26 qershor 2025
Datat e tjera ne korrik: TBD.

Kërkesa për aplikantët:

  • Eksperiencë pune me të rinjtë (si mësues, mentorë, ose trajnerë)
  • Njohuri bazë mbi inteligjencën artificiale dhe mjetet digjitale
  • Aftësi komunikuese dhe organizative
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj te info@akademi.al
 


Apply
Back
Top