Tirane, kerkohet Menaxhere
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HR- Studo kerkon - Menaxhere Servisi / Operacionesh
Selitë, TiranëServis automjetesh & distribucion impjantesh gazi
HR Studio kërkon një Menaxhere të shkathët dhe të organizuar, e cila do të koordinojë aktivitetin e përditshëm të servisit dhe proceset e lidhura me shitjet dhe furnizimet. Ky rol kërkon një profil dinamik, me mendim praktik dhe aftësi për të mbajtur nën kontroll disa procese njëkohësisht.
Detyrat Kryesore
Koordinon aktivitetin ditor të servisit dhe organizon fluksin e punës
Menaxhon komunikimin me klientët (prenotime, ndjekje shërbimesh, feedback)
Përgatit oferta dhe ndjek procesin e shitjes për shërbimet dhe impjantet e gazit
Ndjek porositë dhe bashkëpunon me furnitorët për pjesë këmbimi dhe produkte
Menaxhon procesin e blerjeve dhe kontrollon stokun
Mban dhe përditëson dokumentacionin administrativ dhe shitjet në sistem
Koordinon punën me teknikët dhe ekipin operativ
Raporton periodikisht mbi aktivitetin (shitje, shërbime, stok)
Siguron standard të lartë shërbimi ndaj klientit
Kualifikimet dhe Kërkesat
Arsim i lartë (preferohet në Administrim Biznesi, Ekonomi ose të ngjashme)
Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (shitje, blerje, administrim)
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
Komunikim shumë i mirë dhe prezencë profesionale
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Word)
Aftësi për të punuar në disa procese paralelisht
Profil proaktiv dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
Avantazh
Eksperiencë në industri automotive ose teknike
Njohuri mbi impjantet e gazit ose pjesë këmbimi
Ofrohet
Ambient profesional dhe në rritje
Rol kyç në organizatë me impakt direkt në performancë
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
Pagesë konkurruese
Dërgo CV-në b.simaku@hrstudiobs.com
Apply WhatsApp