Tirane, kerkohet Menaxher Punimesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Menaxheri i Punimeve është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e punimeve që lidhen me aplikimin e bojërave, sistemeve dekorative dhe materialeve të ndërtimit, duke garantuar cilësi të lartë, respektim të afateve dhe përmbushje të kërkesave të klientëve.

Apliko ketu!
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Planifikon dhe organizon punimet në objekt sipas planit të projektit.
- Koordinon dhe mbikëqyr ekipet e aplikimit gjatë realizimit të punimeve.
- Siguron zbatimin korrekt të specifikimeve teknike dhe procedurave të aplikimit të produkteve të kompanisë.
- Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë çdo faze të realizimit.
- Monitoron respektimin e afateve dhe raporton progresin e projekteve.
- Bashkëpunon me klientët, projektuesit, kontraktorët dhe departamentet e tjera të kompanisë.
- Ofron asistencë teknike dhe zgjidh problematikat që mund të lindin gjatë punimeve.
- Verifikon përdorimin korrekt të materialeve dhe minimizon humbjet gjatë procesit të aplikimit.
- Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier.
Kriteret
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme perben avantazh.
- Eksperiencë në menaxhimin e punimeve.
- Njohuri mbi teknikat e aplikimit të bojërave dhe produkteve për ndërtim përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; njohja e AutoCAD përbën avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese.
- Aftësi në menaxhimin e ekipeve dhe organizimin e punimeve.
- Komunikim i mirë me klientët dhe ekipet e punës.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve në kohë.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj cilësisë.
Ofrohet
- Kontratë e rregullt pune.
- Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
Apliko ketu!
Apply WhatsApp