• Tirane, kerkohet Menaxher Punimesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxheri i Punimeve është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e punimeve që lidhen me aplikimin e bojërave, sistemeve dekorative dhe materialeve të ndërtimit, duke garantuar cilësi të lartë, respektim të afateve dhe përmbushje të kërkesave të klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë​

  • Planifikon dhe organizon punimet në objekt sipas planit të projektit.
  • Koordinon dhe mbikëqyr ekipet e aplikimit gjatë realizimit të punimeve.
  • Siguron zbatimin korrekt të specifikimeve teknike dhe procedurave të aplikimit të produkteve të kompanisë.
  • Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë çdo faze të realizimit.
  • Monitoron respektimin e afateve dhe raporton progresin e projekteve.
  • Bashkëpunon me klientët, projektuesit, kontraktorët dhe departamentet e tjera të kompanisë.
  • Ofron asistencë teknike dhe zgjidh problematikat që mund të lindin gjatë punimeve.
  • Verifikon përdorimin korrekt të materialeve dhe minimizon humbjet gjatë procesit të aplikimit.
  • Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier.

Kriteret​

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme perben avantazh.
  • Eksperiencë në menaxhimin e punimeve.
  • Njohuri mbi teknikat e aplikimit të bojërave dhe produkteve për ndërtim përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; njohja e AutoCAD përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi në menaxhimin e ekipeve dhe organizimin e punimeve.
  • Komunikim i mirë me klientët dhe ekipet e punës.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve në kohë.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj cilësisë.

Ofrohet​

  • Kontratë e rregullt pune.
  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
Klikoni ketu per te aplikuar 👇
Apliko ketu!
 


Apply WhatsApp
Back
Top