• Tirane, kerkohet Menaxher prodhimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi

Kompania Matilpro sh.p.k, eshte nje komapni qe ka ne fokusin e vet prodhimin e artikujve tekstile. Matilpro kerkon te beje pjese te skuadres se vet nje kandidat te kualifikuar per postin, Menaxher Prodhimi. Qellimi kryesor i ketij posti eshte menaxhimi i prodhimit per te plotesuar kerkesat dhe nevojat e prodhimit te shoqerise.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Menaxherit te prodhimit jane:

  • Planifikon dhe organizon procesin periodik të prodhimit (ditor/javor/mujor)
  • Vendos standartet e kontrollit të cilësisë dhe sigurohet për zbatimin e tyre
  • Harton dhe mbikqyr procesin e prodhimit për të garantuar ecurinë e tij pa problem dhe shpërndarjen në kohë të të gjitha porosive;
  • Komunikon çdo problem në lidhje me procesin e prodhimit, sa më shpejt të jetë e mundur;
  • Planifikon dhe organizon riparimin & mirëmbajtjen rutinë të pajisjeve të prodhimit;
  • Sigurohet që cilësia e çdo produkti që prodhohet të jetë brenda standartit të vendosur nga kompania;
  • Harton procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike;
  • Koordinon rrjedhën e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore, duke komunikuar pjesëmarrjen, postet e punes, performancën, kohën e lejes për të shmangur ndërprerjet e procesit në fabrikë;
  • Sigurohet që makineritë janë gjithë kohën në punë;
  • Kontrolle periodike ne te gjithe fabriken
  • Sigurohet që punonjësit punojnë në përputhje me standardet e kompanisë dhe departamentit për cilësinë, produktivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë;
  • Mbikqyr dhe kontrollon magazinimin produktit përfundimtar.
  • Të jëtë fleksibël më në orarin e punës për zgjidhjen e cdo problemi në lidhje me punonjësit dhe prodhimin.
  • Kryen raportime periodike ditore, javore dhe mujore për realizimin e objektivave të vendosur nga eprori.
  • Bashkëvepron me kolegët për mbarëvajtjen e shpejtësisë dhe sigurimin e rezultatit më të mirë në dobi të shoqërisë dhe brenda afatit të planifikuar.
  • Siguron shpejtësinë e ekzekutimit të detyrës së ngarkuar nga eprori.
  • Përmbush çdo kërkesë tjetër apo porosi të komunikuar nga eprori me shkrim ose verbalisht.


Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:

  • Te kete perfunduar Arsimin e Larte (e preferueshme Inxhinieri Tekstile).
  • Te kete eksperience ne menaxhimin e nje linje prodhimi.
  • Te kete aftesi te mira komunikimi.
  • Tekete njohuri te gjuhes Italiane.
  • Te jete nje person i komunikueshem. I afte te punoje ne grup dhe te perballoje volum pune.
  • Aftesi te mira organizative, menaxhuese dhe analizuese.

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen procurement@matilpro.com

Cel. : +355696548607
 


Apply WhatsApp
Back
Top