• Tirane, kerkohet Menaxher i Marketingut Digjital

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar, kreativë dhe dinamikë për t’ju bashkuar Divizionit Retail në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:

Menaxheri i Marketingut Digjital kujdeset për ndërtimin e marrëdhënieve me palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme, përdorimin sa më të mirë të mjeteve CRM, zbaton strategjitë e marketingut të nivelit të parë duke u orientuar drejt rezultateve të larta.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Ndërton, drejton dhe zhvillon ekipin ndërfunskional digjital të bankës;
  • Zhvillon shitjet digjitale (përfshirë hyrjen e klientëve të rinj) përmes gjenerimit të pëlqimit si dhe përmes shitjeve plotësisht online;
  • Përcakton strategjinë e marketingut digjital që përputhet me nevojat dhe qëllimet e bankës në drejtim të blerjes së klientëve të rinj dhe ndërtimit të marrëdhënieve, si dhe shitjes së kryqëzuar;
  • Drejton zbatimin e strategjisë përmes planifikimit dhe blerjes së mediave dixhitale, SEO, marketingut të bazës së të dhënave, dërgimit të e-mail/mesazheve të synuara, përdorimin e të dhënave dhe analitikës për të përmirësuar efikasitetin dhe për të mbështetur rritjen e biznesit;
  • Ekzekuton aspektin dixhital të strategjisë së markës në përputhje me palët e tjera të interesit;
  • Përditësohet mbi teknologjitë e reja dhe kujdeset për vlerësimin e tyre në lidhje me nevojat e bankës;
  • Kontribuon në idetë novatore dhe strategjitë e rritjes nëpërmjet brainstorming;
  • Analizon rezultatet dhe efektivitetin e fushatave digjitale për të ofruar njohuri dhe rekomandime të zbatueshme;
  • Zhvillon dhe zbaton të dhëna dhe analiza afatgjata në bashkëpunim me palët përkatëse të interesit;
  • Krijon praktikat më të mira dhe monitoron rregullisht përdorimin e të dhënave dhe njohurive analitike për të siguruar efektivitetin e fushatës dhe qasjen drejt bashkëpunimit me agjencitë e marketingut digjital;
  • Kontribuon në ndërtimin e një kulture digjitale në të gjithë bankën;

Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare në marketing, ekonomi ose një fushë të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme pune në marketingun digjital, zbatimin e të dhënave dhe strategjive analitike;
  • Përvojë në drejtimin dhe menaxhimin e SEO/SEM, bazat e të dhënave të marketingut si edhe fushatat reklamuese nëpërmjet email-et, media sociale dhe/ose reklamave është e preferueshme;
  • Njohuri të forta në optimizimin e faqeve të uljes dhe kanaleve të përdoruesve;
  • Njohuri shumë të mira të mjeteve të analitikës së website (p.sh. Google Analytics, Net Insight, Omniture, Ueb Trends);
  • Njohuri të thella mbi ngritjen dhe optimizimin e fushatave të Google AdWords;
  • Kuptueshmëri e fortë e zhvillimit dhe kufizimeve të HTML, CSS dhe JavaScript;
  • Aftësi krijuese si edhe aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Përvojë në ekipe drejtuese dhe punë me një gamë të gjerë palësh të interesuara;


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 25 shkurt 2022 në këtë link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top