Tirane, kerkohet Menaxher i Biznesit të Vogël
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’ju bashkuar Divizionit Retail në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Menaxheri i Biznesit të Vogël menaxhon rezultatet e segmentit të biznesit të vogël në përputhje me buxhetin e miratuar dhe objektivat e Divizionit Retail, zhvillon dhe zbaton strategjinë e segmentit të biznesit të vogël duke punuar ngushtë me të gjitha departamentet përkatëse.
Vëmendje e veçantë i kushtohet informacionit të ofruar për të gjitha palët e interesuara dhe koordinimit të veprimeve për të siguruar që të gjitha palët të punojnë në të njëjtin drejtim për të përmbushur nevojat e klientëve dhe për reflektimin e zhvillimet të tregut.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

- Drejton aktivitetin e segmentit të biznesit të vogël në lidhje me menaxhimin e produktit si në degë dhe në shërbime digjitale duke siguruar përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve afatshkurtër dhe afatgjatë të biznesit;
- Zhvillon strategjinë e shitjeve, rritjen cilësore të portofolit dhe siguron përfitueshmërinë e segmentit siç përcaktohet nga Drejtuesit e Bankës;
- Raporton në mënyrë periodike ose sipas kërkesës tek Drejtori i Divizionit Retail për segmentit të biznesit të vogël;
- Monitoron zhvillimet e tregut, performancën financiare dhe atë të konkurrencës për të identifikuar përmirësimet e mundshme dhe për t'iu përgjigjur ndryshimeve të tregut me qëllim rritjen dhe përmirësimin e vëllimeve dhe transaksioneve të biznesit;
- Mbështet dhe bashkëpunon me Departamentin e Kredisë për të vendosur Politika të përshtatshme të Rrezikut për segmentin e biznesit të vogël;
- Përgatit planin vjetor të zhvillimit të produkteve të reja i cili shërben si input për planin vjetor të marketingut dhe atë të biznesit;
- Vendos objektivat e shitjeve dhe zhvillon objektivat dhe strategjitë e tregut për produktet/shërbimet që do të shiten nga stafi i caktuar dhe sipas zonave të tregut;
- Menaxhon forcën e shitjeve të segmentit të biznesit të vogël, të vendosur në degë dhe siguron arritjen e objektivave të shitjes;
- Menaxhon performancën e specialistëve të marrëdhënieve me biznesin dhe mbështet zhvillimin dhe trajnimin e tyre;
- Përgatit dhe nxjerr procedura dhe/ose rregullore të brendshme për aspekte të ndryshme të procesit të kreditimit me qëllim përmirësimin e procesit dhe rritjen e kontrollit;
- Zotëron diplomë akademike në biznes, menaxhim ose fusha të ngjashme;
- Të paktën 3 vite përvojë si menaxher biznesi ose pozicione të përafërta menaxheriale;
- Përvojë e dëshmuar me proceset e zhvillimit të strategjisë dhe biznesit;
- Përgatitje e jashtëzakonshme për të vepruar në një mjedis biznesi me ritme të shpejta;
- Aftësi superiore drejtuese me fokus në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve;
- Aftësi të forta për menazhimin e bazës së të dhënave dhe software të sistemeve të informacionit;
- Përvoja e mëparshme në lidhje me analizën e të dhënave;
- Aftësi të dëshmuara me procese të analizave financiare dhe buxhetore;
- Përvojë në industri dhe njohuri të përditësuara në lidhje me tendencat përkatëse;
- Aftësi të forta komunikimi dhe prezantimi;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të shkruara dhe verbale;

Apply