Telelink Infra Services SHPK është një kompani lider në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve të telekomunikacionit.
Qëllimi i rolit:
Sigurimi i materialeve, produkteve për kompaninë duke optimizuar kostot, menaxhuar riskun, zhvilluar marrëdhëniet me furnizuesit, siguruar cilësinë dhe përmirësuar proceset e prokurimit.
Përgjegjësitë kryesore:
Menaxhoni të gjithë procesin e prokurimit, nga identifikimi i kërkesave deri te përzgjedhja e furnizuesit, negocimi dhe menaxhimi i kontratës.
Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive, politikave dhe procedurave të prokurimit për të përmbushur objektivat e kompanisë.
Identifikon furnitorët dhe materialet sipas kërkesave të projektit;
Bashkëpunon me furnitorët për specifikat e materialeve
Analizon detajet dhe specifikat e ofertave të furnitorëve;
Negocion me furnitorët për cmimet, materialet deri në mbylljen e kontratës finale etj
Monitorimi i nivelit të stokut dhe mbikëqyrja e sasisë së nevojshme për planin e ardhshëm mujor.
Kryerja e hulumtimit të tregut për të identifikuar furnizuesit e mundshëm, për të vlerësuar aftësitë e tyre dhe për të negociuar termat dhe kushtet.
Qëndron i përditësuar mbi tendencat e tregut dhe përparimet teknologjike.
Përgatit raporte periodike mujore dhe vjetore të punës
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Diplome Bachelor Ekonomik/Juridik.
Njohuri të forta të praktikave më të mira të prokurimit, teknikave të negocimit dhe analizës së tregut.
Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office;
Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi;