• Tirane, kerkohet Mekanik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Mekanik " .

Detyrat​

  • Kryen riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në mënyrë të rregullt
  • Realizon rregullime emergjente ose asiston në riparime madhore, sipas mundësisë dhe nevojës
  • Mban të dhëna të sakta mbi materialet e përdorura, pajisjet dhe problematikat e hasura gjatë punës
  • Riparon mjete të tonazhit të rëndë sipas kërkesave dhe situatave specifike
  • Zbaton punë të natyrës gjenerike dhe elektrike, në përputhje me nevojat e ndërmarrjes

Kualifikimet​

  • Të ketë përvojë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm (shkolla profesionale përbën avantazh)
  • Të jetë korrekt dhe të kryejë me përgjegjësi detyrat e deleguara nga drejtuesi përkatës

Përfitimet:
• Paga konkurruese dhe e kënaqshme.
• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
• Ambient pune serioz dhe mbështetës
• Mundësi rritje profesionale
• Mundësi promovimi brenda grupit

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top