Tirane, kerkohet Mekanik Elektroauto
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Auto-servis-specialist
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Mekanik Elektroauto (Mjete të Rënda)
Qëllimi i pozicionit
Mekaniku Elektroauto është përgjegjës për diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve mekanike dhe elektrike të mjeteve të rënda,makinerive të ndërtimit dhe automjeteve të kompanisë, duke siguruar funksionimin e tyre të sigurt dhe efikas.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryen diagnostikimin e defekteve mekanike, elektrike dhe elektronike të mjeteve të rënda dhe automjeteve.
- Mirëmban dhe riparon sistemet elektrike, mekanike, hidraulike dhe pneumatike.
- Përdor pajisje diagnostikuese për identifikimin e problemeve teknike.
- Kryen kontrolle periodike dhe mirëmbajtje parandaluese sipas planit të servisit.
- Zëvendëson pjesë të dëmtuara dhe teston funksionimin e mjeteve pas riparimit.
- Evidenton ndërhyrjet e kryera dhe raporton problematikat teknike.
- Bashkëpunon me ekipin teknik për planifikimin dhe realizimin e mirëmbajtjes së flotës.
- Respekton standardet e sigurisë dhe procedurat e kompanisë gjatë kryerjes së punës.
Kualifikimet
- Arsim profesional në mekanikë, elektroauto ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve të rënda, makinerive të ndërtimit ose automjeteve.
- Aftësi për të punuar në ekip, për të zgjidhur probleme teknike dhe për të menaxhuar situata nën presion.
Numer kontakti 068 648 0086
Apply WhatsApp