• Tirane, kerkohet Marketing, PR & Communication Coordinator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Marketing, PR & Communication Coordinator
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Përgjegjësia kryesore e rolit të Marketing, PR & Communication Coordinator është hartimi dhe elaborimi i materialeve dhe përmbajtjes informative dhe promovuese në mbështetje të departamentit të Marketingut, PR dhe Komunikimit në veçanti dhe të materialeve të të gjithë kompanisë në përgjithësi. Ai/Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Graphic & Digital Designer, Digital Marketing Specialist, Account Supervisor dhe Market Research Coordinator për të lidhur aktivitetet marketing me zhvillimin e produkteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Bashkëpunon ngushtë me eprorët për të hartuar, artikuluar dhe zhvilluar strategjinë e pozicionimit dhe diferencimit në treg për markat e projekteve që kompania menaxhon si edhe për markën që vet kompania posedon.
  • Krijon, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit marketing, duke përdorur kanale dhe taktika të ndryshme, për të gjeneruar më shumë leads/ shitje.
  • Krijon materiale marketing (online, offline) dhe literaturën e kompanisë:
-Shkruan dhe editon materiale kolaterale, broshura, ftesa, flyers, newsletter, raporte
-Shkruan, editon e përditëson informacionin në faqet e ndryshme online të manaxhuara nga kompania

  • Shkruan, editon, korrigjon komunikime të ndryshme të kompanisë.
  • Zhvillon fushata promocionale dhe materiale të ndryshme për targetimin e segmenteve të tregut ku operon kompania apo ku promovohen projektet e ndryshme qe menaxhon kompania.
  • Gjeneron përmbajtje origjinale për website të kompanisë dhe të projekteve të saj si edhe prodhon përmbajtje (content) për komunikim në rrjetet sociale.
  • Propozon tematika për zhvillimin e materialeve dhe aktiviteteve marketing.
  • Promovon kompaninë përmes iniciativave të Marrëdhënieve me Publikun.
  • Kontribuon në materialet e marrëdhënieve me publikun, si komunikata për shtyp, artikuj në shtyp, website, prezencë në media sociale dhe publicitete dhe bashkëpunon me mediat për shpërndarjen e nevojshme të materialeve.
  • Harton planin e eventeve, ndjek organizimin dhe ekzekutimin cilësor te eventeve dhe aktiviteteve te ndryshme marketing.
  • Asiston në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve marketing ku përfshihet kërkimi në treg, mbajtja e një fasade konkurruese në treg, merr pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e planit të përmbajtjes marketing.

Edukimi:
Preferohet te ketë Master ne Marketing, Gazetari, Marrëdhënie me Publikun

Eksperiencat e punës:
Përvojat e përgjithshme në këtë fushë jo me pak se 7 vjet ne te njëjtën fushe.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi krijuese strategjike, analitike dhe organizative (R)
  • Aftësi komunikimi në të shkruar dhe verbale (R )
  • Eksperiencë në udhëheqjen e fushatave marketing (R )
  • Eksperiencë në zhvillimin e përmbajtjes SEO (R)
  • Master ne Marketing, Gazetari, Marrëdhenie me Publikun (P)
  • Aftësi për të reaguar në kohë dhe krijimi i përmbajtjeve të komunikimit (Komunikatë për shtyp, artikuj, blog, komunikim online, dhe materiale të tjera të lidhura me përmbajtjen).
  • Aftësi për të bashkëpunuar së brendshmi dhe së jashtmi për të bashkërenduar aktivitetet marketing.
  • Aftësi për të krijuar një “storytelling” nëpërmjet të dhënave.
  • Udhëheqja e disa projekteve njëkohësisht

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_1120.

Afati i dorëzimit: 12/06/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top