Tirane, kerkohet Kuzhiniere
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pershkrim pune Kuzhinier
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]
- Kryen higjienën personale dhe vesh uniformën e punës;
- Përgatit vendin e punës;
- Përgatit mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë;
- Planifikon ushqimet që do të gatuhen dhe kryen furnizimin ditor;
- Kontrollon asortimentet dhe bën inventarin e tyre;
- Bën kontrollin organo-leptik të lëndës së parë që do të përdoret për gatim;
- Përgatit lëndët bazë të menysë ditore;
- Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
- Kryen matjen e peshim të produkteve të planifikuara për gatim;
- Përgatit sallatat, supat dhe antipastat sipas porosisë së klientit;
- Bën zierjet dhe pjekjet sipas kërkesave teknike të gatimit të produkteve ushqimore apo kërkesave të klientit;
- Organizon punën në kuzhinë;
- Koordinon proceset e punës të ndihmësve në kuzhinë;
- Përgatit pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur;
- Mbikëqyr pastrimin e kuzhinës, të pajisjeve të kuzhinës, të ambientit të shërbimit, etj për të siguruar ushqim të sigurt;
- Kryen trajtimin e duhur sanitar të produkteve ushqimore apo pajisjeve sipas kërkesave teknike;
- Përgatit dhe përzgjedh produkte ushqimore për shërbime katering, etj.
- Kryen paketimin e ushqimeve sipas porosive;
- Mbikëqyr ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
- Kontrollon faturat e pagesave për shitjet e bëra dhe evidencat e ndryshme;
- Bën bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit;
- Koordinon punën me koleget për shërbim në kohe dhe me cilësi të klientit;
- Kontrollon vendin e punës, funksionimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera; Ø Përgatit grafikun javor të punës;
- Përgatit menytë ditore;
- Kontrollon furnizimet me asortimentet e duhura;
- Mbikëqyr ndjekjen e proceseve të punës të kuzhinierëve dhe ndihmësve në kuzhinë;
- Mbikëqyr punëtorë të tjerë në kuzhinë:
- Kontrollon pastrimin e vendit të punës, mjeteve dhe pajisjeve të kuzhinës;
- Kontrollon zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
- Bën preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen
- Te kete përfunduar një shkolle profesionale në këtë fushë ose të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë pune paraprake në këtë fushë
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Te ketë aftësi shume te mira komunikuese dhe organizative.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]
Apply