• Tirane, kerkohet Kryespecialist Analist dhe Zhvillues i MIS DWH/BI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, po kërkon kandidatë të kualifikuar për t’ju bashkuar Departamentit MIS/Buxhetim dhe Planifikim, në pozicionin si më poshtë:

Përkufizimi i pozicionit:
Kryespecialist Analist dhe Zhvillues i MIS DWH/BI, është përgjegjës për punën brenda ekipit të BI për të ofruar zgjidhje komplekse të raportimit dhe implementim dashboard-esh që plotësojnë nevojat e organizatës. Zbatimi dhe mirëmbajtja e plotë e platformës së re DWH / BI të bankës. Zhvillimi i moduleve / veçorive të reja komplekse DWH, si dhe zhvillimi dhe implementimi i raporteve të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Mirëmban dhe implementon platformat e reja të DWH dhe të Business Intelligence
· Siguron funksionimin e proceseve DWH ETL dhe funksionaliteteve të platformës BI në baza ditore
· Harton dhe implementon raporte duke përdorur platformat e reja raportuese
· Harton, dhe implementon Dashboard- e dhe aplikacione te reja duke përdorur platformën Qlikview
· Mirëmban platformat e reja raportuese (SharePoint dhe Microsoft reporting server) dhe siguron funksionalitetin e raportimit
· Harton dhe planifikon zgjidhje të përshkallëzuara të BI dhe ekspertize në DWH, ETL, Cube dhe hartimin dhe zhvillimin e raporteve
· Analizon kërkesat e biznesit duke patur parasysh specifikime teknike për të krijuar raportet përkatese.
· Analizon, implementon dhe vlereson raportet. Aftësi për të analizuar problematika të të dhënave në raporte
· Përgjegjës për mirëmbajtjen teknike, popullimin me të dhëna dhe zhvillimeve të mëtejshme sipas nevojave, të mjeteve IFRS dhe RDM të departamentit të RISK në baza tremujore
· Siguron gjenerimin dhe mirëmbajtjen e plotë të raportimeve rregullatore vjetore si FATCA, CRS dhe raportimeve ditore të “Rregjistrit Elektronik të Llogarive”
· Siguron mbështetje teknike në proceset e automatizimit të mekanizmit të raportimit të Management Accounting dhe paketave të tjera të raportimit në të ardhmen
· Ndihmon menaxherin e MIS/PB dhe anëtarë të tjervë të ekipit në detyra dhe projekte të ndryshme
· Merr pjesë në të gjitha trajnimet e siguruara nga banka te cilat lidhen me punën e tij/saj dhe synon te bëj punën e tij/saj në mënyrën më të mirë të mundshme
· Kryen detyra ad-hoc dhe detyra të tjera që mund ti caktohen nga Menaxheri i Departamentit MIS/Budgeting & Planning apo CFO

Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
· Të ketë përfunduar sudimet Bachelor në degët Teknologji Informacioni ose Informatike Biznesi
· Njohuri shumë të mira të SQL-së dhe Programimit T-SQL (Microsoft SQL SERVER: SQL Server, SSIS, SSRS, SSAS, Sharepoint)
· Njohuri të koncepteve logjike dhe fizike të modelimit të të dhënave (relacionale dhe dimensionale) DWH si dhe të koncepteve të BI-së
· Përgjegjshmëri, fleksibilitet dhe përshtatshmëri për të menaxhuar prioritete të shumta dhe të ndryshueshme
· Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme me ekipet e zhvillimit, mbikëqyrësit dhe deparatementet brenda organizatës
· Aftësi të shkëlqyera organizimi, prioritarizimi, komunikimi dhe të menaxhimit të kohës.
· Aftësi për të punuar në disa projekte njëkohësisht
· Përvojë e mëparshme në këtë fushë
· Aftësi të mira komunikuese të shkruara dhe verbale në gjuhën Shqipe dhe Angleze


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 15 tetor 2021 në këtë link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dërgohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top