• Tirane, kerkohet Kordinatore Klinike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Recepsionist/e
Koordinatore Klinike

Jemi në kërkim të një Koordinatoreje Klinike per nje nga bashkepunetoret tane. Kerkojme nje kandidate të komunikueshme, të organizuar dhe me orientim të lartë ndaj shërbimit ndaj klientit, për t'iu bashkuar ekipit tonë.

Vendndodhja: Tiranë

Orari i punës:
  • E Hënë – E Premte: 09:00–18:00 ose 10:00–18:00 (rrallëherë 11:00–19:00, sipas fluksit të pacientëve)
  • E Shtuna: një javë po, një javë jo (e negociueshme)
Paga: Mbi 800 EUR (në varësi të eksperiencës dhe aftësive)

Përgjegjësitë kryesore:
  • Mirëpret dhe asiston pacientët në recepsion, duke ofruar një eksperiencë profesionale dhe pozitive.
  • Menaxhon dhe koordinon fluksin e pacientëve gjatë gjithë ditës.
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin mjekësor dhe recepsionin për organizimin e vizitave dhe mbarëvajtjen e punës.
  • Koordinon komunikimin mes pacientëve dhe stafit të klinikës.
  • Siguron standarde të larta të shërbimit ndaj klientit dhe ndjek çdo situatë deri në zgjidhjen e saj.
  • Mbështet organizimin e përditshëm të klinikës dhe kontribuon në përmirësimin e proceseve të punës.
Kërkesat:
  • Eksperiencë e mëparshme në recepsion, koordinim, menaxhim.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientët.
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Mundësi zhvillimi:
Për kandidatët që tregojnë performancë dhe aftësi të larta organizative, ekziston mundësia e zhvillimit në një rol me përgjegjësi menaxheriale.

📩 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: aviola.isufi@ktc.al

📞 Kontakt: 069 409 3986
 


Apply WhatsApp
Back
Top