• Tirane, kerkohet Koordinator Projektimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Koordinator Projektimi
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i projektimit ka si detyrë kryesore koordinimin në tërësi të procesit të hartimit të projekteve, bazuar në udhëzimin e drejtuesit të “Njësisë” dhe informimin e vazhdueshëm të palëve të tjera të përfshira në proces për kërkesat dhe ecurinë e procesit, sipas fazave të hartimit të projektit (nga projekt ideja, projekti për leje dhe deri në projektin e zbatimit).

Gjithashtu ndjek, plotëson dhe dorëzon, dosjen e plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor, të nevojshëm për aplikime për leje zhvillimi dhe/ose ndërtimi dhe dosjen e plotë të projektit të zbatimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Koordinon procesin e projektimit sipas fazave të përcaktuara të projektit;​
  • Harton detyrën e projektimit, për përcaktimin e projektuesve bazuar në kërkesat e projektit, koston financiare dhe kohëzgjatjen e tij;​
  • Koordinon dhe asiston teknikisht Departamentin e Prokurimeve për përcaktimin e projektuesve bashkëpunëtore të jashtëm, për të gjithë disiplinat e përfshira në projekt;​
  • Harton pjesën teknike të kontratave të shërbimit për projektet e të gjitha disiplinave;​
  • Kontrollon projektet e dorëzuara nga projektues sipas fazave të dorëzimit të përcaktuara në kontratën e shërbimit;​
  • Harton raporte periodike mbi gjendjen e projekteve dhe ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;​
  • Monitoron kontratat e projektimit me projektuesit;​
  • Merr në dorëzim projektet nëse janë në përputhje me (i) detyrën e projektimit (ii) kontratën e shërbimit (iii) planet dhe lejet e miratuara dhe (iv) bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;​
  • Koordinon dhe ndjek procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor të kërkuar për leje zhvillimi dhe/ose leje ndërtimi. Gjithashtu koordinon procesin e aplikimit për leje në rastet kur ky aplikim bëhet nga kontraktorë të jashtëm;​
  • Koordinon procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projektit të zbatimit, ndjek procedurat e dorëzimit të saj në kantierin e ndërtimit dhe ndjek me projektuesit e kontraktuar, procedurat e rishikimit të projektit për përmirësimin e zbatueshmërisë të tij, sipas kërkesave të kantierit të ndërtimit;​
  • Koordinon dhe përgatit informacionet e nevojshme, për Departamentin e Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimit të tyre;​
  • Organizon takimet me palët e treta të përfshira në projekt dhe është përgjegjës për ndjekjen e vendimeve të dala prej tyre;​
  • Jep mbështetje teknike në përgatitjen e paketave te tenderimit, bazuar në specifikimet e projektit dhe detyrën e projektimit;​
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë / Urbanistikë/ Inxhinieri Ndërtimi

Kualifikime të tjera:​
  • Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;​
  • Aftësi në koordinim dhe organizim në procesin e projektimit;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve;​
  • Aftësi kreative ne projektim dhe në sugjerimimin e përmirësimit të projektit;​
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;​
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;​
  • Aftësi për të punuar në skuadër;​
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
  • Njohje shume e mire e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;​
  • Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...03232001/Design-Coordinator?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 11/06/2025

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top