• Tirane, kerkohet Konsulent/e Klienti ne showroom-in Memo Lighting

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
  4. Sherbim Klienti
BROTECH Brands shpk, kompani e fokusuar qe ne vitin 2015 ne fushen e ndricimeve dhe sistemeve te komandimit smart, po kerkon te punesoje Konsulent Shitje ne studion e ndricimit Memo Lighting.

Memo Lighting eshte pjese e Brotech qe nga viti 2019, me fokus ne ofrimin e zgjidhjeve profesionale te ndricimit nepermjet sherbimit direkt ne showroom dhe menaxhimit te projekteve nepermjet nje ekipi te specializuar.

Përshkrimi​

Konsulent/e Klienti

Memo Lighting është në kërkim të një Konsulenti/e Klienti me aftësi të forta komunikimi dhe pasion për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Si Konsulent/e Klienti, ju do të jeni në qendër të komunikimit me klientët tanë në showroom, duke i ndihmuar të identifikojnë zgjidhjet e duhura, duke i udhëhequr gjatë shërbimeve tona dhe duke siguruar një përvojë profesionale e të këndshme për klientin.

Detyrat​

Detyrat dhe Përgjegjësitë​

  • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
  • Përgatitja e ofertave, prezantimeve dhe ndjekja e negociatave;
  • Kujdeset per faturimet, arketimet dhe daljen e produkteve;
  • Realizon objektivat e shitjes të përcaktuara nga kompania;
  • Koordinohet me koleget per kerkesa apo porosi te ndryshme;
  • Kujdeset per sistemimin e produkteve ne showroom;
  • Kujdeset që showroom të jetë i rregullt ne cdo moment;


Kualifikimet​

Edukimi​

  • Diplomë Bachelor

Eksperienca e Punës​

  • Përvojë e mëparshme në shitje dhe shërbim ndaj klientit perben perparesi;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur nën mbikëqyrje të përgjithshme, si dhe pjesë e një ekipi, për të arritur objektivat.

Aftësi të tjera ndërpersonale​

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
  • Aftësi të forta në negociim dhe bindje;
  • Aftësi për të kuptuar kërkesat e klientit dhe për t’i përkthyer ato në zgjidhje;
  • Njohuri të mira në MS Office (Excel, Word, PowerPoint);
  • Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar orë shtesë nëse është e nevojshme.

Të interesuarit për këtë pozicion mund të dërgojnë cv në adresën e email: hr@brotechbrands.com ose ne nr: +355672005985
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top