• Tirane, kerkohet IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
Punemarresi do te jete pergjegjes per :
  • Krijimin e kodeve të programimit, testim dhe zgjidhje problemesh duke përdorur teknologjitë e përshtatëshme të databases dhe programimit, ne perputhje me kerkesat e biznesit per zhvillimet ne sistemet e sektorit.
  • Asistim në dizenjimin fizik e logjik të bazes se te dhenave.
  • Zhvillimi i software-ve ne web, në Object-oriented Design dhe Analysis style (OOA and OOD).
  • Të punojë pranë analistit të software-ve, menaxherit të projektit, dizajnerit, zhvilluesit, analistit të sistemit, shitjes e marketingut, financës apo përdoruesve të tjerë per kërkesa funksionale që ka biznesi, apo dizajnin e user interface GUI.
  • Përgjegjës për modelimin e software-ve, analizën e software-ve, analizën e kodeve, analizën e kërkesave, rishikimin e software, integrimin e software-ve të rinj me sistemet ekzistuese, analizën e riskut të sistemit, analizën e besueshmërisë së software-it etj.
  • Analiza e performancës së programeve dhe ndërmarrja e vendimeve për korrigjime të mundshme, bazuar në këshillimin me përdoruesit dhe aprovimin e mbikqyresit.
  • Të asistojë, trajnojë, drejtojë dhe të transferojë dijet tek personeli dhe pjestarët e tjerë të skuadrës lidhur me programimin e software-ve.
  • Të kujdeset për konfidencialitetin e informacionit në lidhje me informacionin e procesuar, ruajtur apo aksesuar sipas procedurave të organizatës.
  • Kryerja e mirëmbajtjes së software-eve dhe korrigjimi i defekteve të identifikuar.


Kualifikimet / Kërkesat
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të Shërbimeve Web, PHP (Laravel ose framework të ngjashëm), XML, Java Script, Java Servlets, Web Services dhe aplikacioneve të tjera të teknologjive zhvilluese.
  • Njohuri të mira të zhvillimit të bazave të të dhënave RDBM si psh Oracle, SQL Server, MySQL.
  • Njohuri të përgjithshme në fushën e telekomunikacionit, do përbënin avantazh.
  • Njohuri të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të mira komunikuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
  • Fleksibilitet, besueshmëri, punë në skuadër, aftësi për të mësuar dhe aftësi të mira komunikuese.
  • Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it ledia@rogat-security.com
 


Apply
Back
Top