Tirane, kerkohet Inxhinier Zbatimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Inxhinier Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zbatimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore.
Inxhinieri i zbatimit kryen:
Kualifikime të tjera:
Afati i dorëzimit: 05.07.2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Pozicioni: Inxhinier Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zbatimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore.
Inxhinieri i zbatimit kryen:
- Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
- Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
- Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
- Njohja e punimeve te rifiniturave dhe detajeve te zbatimit;
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
- Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
- Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
- Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
- Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
- Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
- Organizimi i grupit te punës për të plotësuar kërkesat;
- Zbaton detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë jo me pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura);
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etj.).
Afati i dorëzimit: 05.07.2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply