Tirane, kerkohet Inxhinier Ndërtimi - Drejtues Kantieri
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Inxhinier Ndërtimi - Drejtues Kantieri
Përshkrimi
Inxhinieri i zbatimit në objekt ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit (të objektit) në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet, grafikut të miratuar deri në certifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit.
Detyrat
Gjithashtu mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0692024535
Cel. : 0692024535
Përshkrimi
Inxhinieri i zbatimit në objekt ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit (të objektit) në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet, grafikut të miratuar deri në certifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit.
Detyrat
- Planifikon mënyren e realizimit të objektivave, përparësite dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
- Bën organizimin dhe ndarjen e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt. Jep sqarime dhe instruksione të vazhdueshme mbi organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
- Harton grafikun e punimeve mbi të cilin do lidhen të gjithë kontratat e sipërmarrjes;
- Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori;
- Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
- Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër. Raporton në menyrë periodike gjëndjen e materialeve pranë veprës (inventari);
- Raporton në menyrë periodike (javore) tek Administratori duke dorëzuar dhe dokumentet suportues për punën e bëre në kantier, plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave të ndërtimit deri në perfundim të objektit;
- Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë te zbatohen me korrektësi;
- Bën instruktimin e puntorëve dhe stafit vartës në kantjer mbi zbatimin e rregullores së sigurimit teknik, mbrojtjen në punë dhe mbrojtjen e mjedisit;
- Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
- Të ketë mbaruar Fakultetin për Inxhinieri Civile, një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
- Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune në projekte civile ( te kete drejtuar zbatimin ne rezidenca banimi dhe tregtare);
- Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze ose Italiane;
- Të përdorë shumë mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike të kompanive të ndërtimit;
- Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve; Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale;
- Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte;
- Inxhinieri i zbatimit duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.
Gjithashtu mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0692024535
Cel. : 0692024535
Apply WhatsApp