• Tirane, kerkohet Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Infosoft Group eshte duke rekrutuar:

Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)

Pershkrimi i Kompanise: Infosoft Group perbehet nga 16 kompani. Ne jemi duke rekrutuar Inxhinier Infrastrukture per nje nga kompanite e grupit e cila eshte ITD shpk.

ITD shpk eshte nje kompani lider qe operon ne fushen e Distribucionit IT qe ne vitin 1996. Kompania eshte e angazhuar dhe ka synimin e rritjes se pozicionimit ne treg si distributor me vlere te shtuar, duke ofruar me shume zgjidhje teknike dhe mbeshtetje per rrjetin e saj te rishitesave.
Pershkrimi i Punes: Ne jemi ne kerkim te nje punonjesi si “Inxhinier Infrastrukture (Rol Menaxherial)“ qe do te luaje nje rol kyç ne ndertimin e zgjidhjeve inovative dhe mbeshtetjen teknike per rishitesat tane. Ky rol kerkon nje kombinim te shkelqyer te njohurive teknike dhe aftesive menaxheriale.

Detyrat Kryesore:

  • Pergjegjes per zhvillimin dhe aprovimin e zgjidhjeve teknike.
  • Mbeshtetja teknike ne projekte te mesme dhe komplekse te IT-se.
  • Konsultimi me Dept. e Shitjeve per te siguruar mbeshtetjen e pershtatshme teknike per rishitesat dhe klientet.
  • Zbatimi i zgjidhjes IT apo mbeshtetja ne rast kerkese per suport teknik.
  • Vleresimi i trendeve dhe produkteve per te identifikuar mundesi te reja te biznesit.
Shkollimi dhe Kualifikimi:
  • Diplome ne Inxhinieri Kompjuterike, IT, ose fushe te ngjashme.
  • Eksperience te pakten 5-vjeçare ne ne kompani integratore ose te ngjashme ne projekte zhvillimi infrastrukturore te karakterit Enterprise Systems dhe Datacenter.
  • Njohuri te thella teknike ne produktet dhe zgjidhjet e IT-se. E preferueshme per IT Enterprise Server dhe SAN Storage, te brandeve si Dell EMC, HPE, Lenovo, IBM.
  • Njohje shume e mire e platformave te virtualizimit dhe te zgjidhjeve Private Cloud, me teknikat Software Defined dhe Virtualization Cluster.
  • Eksperience 3-5 vjet ne implementim te zgjidhjeve teknike.
Aftesi te Tjera:
  • Aftesi te shkelqyera te te punuarit ne grup.
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese dhe menaxheriale.
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze
Çfarë ofrojmë ne:
  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
  • Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Çertifikime dhe trajnime të ndryshme.
  • Angazhimi ne projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
  • Sigurimi shëndetësor privat.
  • Vendndodhja perfekte e zyrës, në qendër të Tiranës.
Shënime:
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
 


Apply
Back
Top