• Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
Inxhinier Elektrik

Agikons sh.p.k
është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Inxhinier Elektrik me përvojë të gjerë në projektimin, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe kolaudimin e instalimeve elektrike në objekte rezidenciale, komerciale dhe industriale. I pajisur me licencë profesionale për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve, me njohuri të avancuara të standardeve teknike, legjislacionit në fuqi dhe praktikave më të mira inxhinierike.

Përgjegjësitë kryesore:

* Mbikëqyrja e punimeve elektrike gjatë të gjitha fazave të zbatimit të projektit.

* Verifikimi i cilësisë së punimeve dhe përputhshmërisë së tyre me projektin, standardet dhe rregulloret në fuqi.

* Kryerja e kolaudimit teknik të instalimeve elektrike dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës.

* Koordinimi me investitorët, projektuesit, kontraktorët dhe institucionet përgjegjëse.

* Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike gjatë realizimit të punimeve.

* Kontrolli i materialeve dhe pajisjeve elektrike për përputhshmëri me specifikimet teknike.

* Hartimi i raporteve teknike, procesverbaleve të mbikëqyrjes dhe dokumentacionit të kolaudimit.

* Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë në punë dhe kërkesave ligjore.

Kualifikimet:

* Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.

* Licencë profesionale për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve.

* Përvojë shumëvjeçare në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e projekteve elektrike.

* Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe drejtuese.

* Njohuri në përdorimin e programeve teknike si AutoCAD, MS Office dhe softuerëve të tjerë inxhinierikë.

Shënime

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top