Tirane, kerkohet Hidraulik
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Hidraulik
Përshkrimi
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Hidraulik" .
Detyrat
- Shqyrton planin e ndërtimit me specifikimet e paraqitjes së punimeve hidraulike;
- Identifikon e mjetet e nevojshme dhe pajisjet e posaçme që janë të nevojshme për realizimin e punimeve hidraulike;
- Instalon, riparon dhe mirëmban e pajisjet e ujit, tubave si dhe sistemet e ngrohjes së ujit;
- Realizon mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe komponentëve të tyre.
Kualifikimet
- Aftësi për të lexuar plane teknike (avantazh)
- Përgjegjshmëri dhe aftësi pune në ekip
- Preferohet certifikatë ose kurs profesional
- Eksperiencë në instalime ujësjellësi dhe kanalizimi (Avantazh)
Përfitimet:
• Paga konkurruese dhe e kënaqshme.
• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
• Ambient pune serioz dhe mbështetës
• Mundësi rritje profesionale
• Mundësi promovimi brenda grupit
• Mundësi për bashkëpunim afatgjatë
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Tel.: 067 206 4428
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Apply WhatsApp