• Tirane, kerkohet Hidraulik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Hidraulik" .

Detyrat​

  • Shqyrton planin e ndërtimit me specifikimet e paraqitjes së punimeve hidraulike;
  • Identifikon e mjetet e nevojshme dhe pajisjet e posaçme që janë të nevojshme për realizimin e punimeve hidraulike;
  • Instalon, riparon dhe mirëmban e pajisjet e ujit, tubave si dhe sistemet e ngrohjes së ujit;
  • Realizon mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe komponentëve të tyre.

Kualifikimet​

  • Aftësi për të lexuar plane teknike (avantazh)
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi pune në ekip
  • Preferohet certifikatë ose kurs profesional
  • Eksperiencë në instalime ujësjellësi dhe kanalizimi (Avantazh)

Përfitimet:
• Paga konkurruese dhe e kënaqshme.
• Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
• Ambient pune serioz dhe mbështetës
• Mundësi rritje profesionale
• Mundësi promovimi brenda grupit
• Mundësi për bashkëpunim afatgjatë


Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top