• Tirane, kerkohet Head of Sales / Drejtor/e i Shitjeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
HR STUDIO është në kërkim të një Head of Sales me vizion strategjik dhe aftësi të avancuara liderimi, i/e cili/a do të udhëheqë dhe zhvillojë funksionin e shitjeve në nivel organizativ. Ky rol është kyç në rritjen e performancës së kompanisë, ndërtimin e strategjive të qëndrueshme dhe zhvillimin e një ekipi të fortë dhe të orientuar drejt rezultateve.

Përgjegjësitë kryesore:
• Drejton dhe menaxhon të gjithë departamentin e shitjeve
• Harton dhe implementon strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë
• Vendos targete mujore dhe vjetore për ekipin dhe siguron arritjen e tyre
• Monitoron performancën e ekipit përmes analizave dhe raporteve periodike për CEO
• Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zhvillon tregje të reja
• Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientë strategjikë dhe partnerë
• Udhëheq procesin e zhvillimit të produkteve dhe ofertave të reja nga këndvështrimi i shitjeve
• Mbikëqyr procesin e shitjes nga gjenerimi i lead-eve deri në mbylljen e kontratave
• Implementon struktura, procese dhe KPI për rritjen e eficiencës së ekipit
• Bashkëpunon ngushtë me departamente të tjera (marketing, financë, operacione)

Kualifikimet dhe kërkesat:
• Eksperiencë e konsiderueshme në shitje, preferohet në pozicione drejtuese (Head / Director / Senior Manager)
• Aftësi të provuara në ndërtimin dhe menaxhimin e ekipeve të shitjes
• Mendim strategjik dhe orientim i fortë drejt rezultateve
• Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
• Eksperiencë në zhvillimin e tregjeve dhe produkteve të reja
• Patentë drejtimi (Grupi B)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane

Çfarë ofrohet:
• Pozicion drejtues me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kompanisë
• Paketë konkurruese (pagë + bonus bazuar në performancë)
• Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndikim strategjik
• Ambient profesional dhe dinamik pune

Dërgo CV-në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top