• Tirane, kerkohet Financiere

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 SQ21 | Parku | Globe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur.

Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni: Financiere

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje: Po kërkojmë një Financiere për një kompani serioze me eksperiencë disa vjecare në treg.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të njohë fiskalizimin e faturave të shitjes/blerjes, portalin Selfcare, regjistrimi i këtyre faturave, si dhe faturave import/eksport në programin financiar Financa 5.
  • Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare.
  • Mbajtja e marrëdhënieve dhe rakordimi me klientët, furnitorët.
  • Mbajtja e kartelave të debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile.
  • Realizimi i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve në magazinë.
  • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
  • Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
  • Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të TVSH-së.
  • Tatimit në burim, Tatim fitimit, të Sigurimeve shoqërore dhe Tap, Listëpagesa.
  • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi të mira organizative.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.


Edukimi dhe Kualifikimi:

  • Të ketë mbaruar fakultetitn në degën e Financë-kontabilitet / Financë-bankë.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Të ketë njohuri të programit Financa 5.
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune minimum 5 vite.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj në adresën e emailit: hr@celesi.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit 0682021677.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply WhatsApp
Back
Top