Tirane, kerkohet Financier/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i sukesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Financier/e. Kandidati ynë ideal duhet të ketë eksperiencë të mëparshme si financier/e në sektorin e ndërtimit. Nëse po kërkoni të bëheni pjesë e një skuadre sfiduese dhe e njihni rëndësinë e afatave kohore, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kualifikimet e kërkuara
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Është përgjegjës/e për marrjen e çdo informacioni të nevojshëm për shitjet dhe blerjet për projektet e kompanisë.
- Pasqyron në programin financiar të gjitha të dhënat e nevojshme duke kontrolluar me përpikmëri faturat, kontratat dhe veprimet e kryera për klientët dhe furnitorët.
- Kryen rakordime mes klientëve, furnitorëve dhe kompanisë.
- Mirëmban dosjet për çdo klient, duke përgatitur raporte për kostot dhe investimet në çdo projekt.
- Rregjistron veprimet e bankës dhe arkës, si dhe kontrollon dokumentacionin e pagesave.
- Realizon kontabilizime mujore si dhe kontrollon librat e shitjes dhe të blerjes.
- Kontrollon magazinën dhe gjendjen e inventarit.
- Përgatit dhe dorëzon raporte financiare për projektet dhe kompaninë.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet.
- Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune si Financier/e.
- Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve financiare.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Te jetë fleksibël dhe i/e përkushtuar në punë.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
Apply