• Tirane, kerkohet Ekspert/e Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Marketing
  3. Marketing Social Media | ADS | SEO
  4. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të Ekspert/e Marketingu ne Tirane.

Roli dhe Përgjegjësitë:

  1. Kërkimi dhe Analiza e Tregut: Të kryejë analiza të thelluara të tregut ,të monitorojë konkurrencën dhe të analizojë strategjitë e tyre.
  2. Zhvillimi i Strategjive të Marketingut: Të krijojë strategji marketingu të personalizuara për produkte dhe shërbime.
  3. Menaxhimi i Fushatave: Të planifikojë, zbatojë dhe monitorojë fushatat e marketingut në kanale të ndryshme (online dhe offline).dhe buxhetet perkatese.
  4. Krijimi i Përmbajtjes: Të zhvillojë përmbajtje tërheqëse ne bashkëpunim me designerë për kanalet e marketingut,
  5. Analiza e Performancës: Të monitorojë performanca e fushatave dhe të bëjë rekomandime për përmirësim bazuar në të dhënat e mbledhura.
  6. Këshillimi dhe Bashkëpunimi: Të ofrojë këshilla strategjike për menaxhimin e markës dhe marrëdhëniet me klientët.
  7. Pjesëmarrja në Aktivitetet e Promovimit: Të krijojë marrëdhënie me partnerë dhe influencues për të zgjeruar arritjen e markës.
  8. Menaxhimi i Medias Sociale: Të menaxhojë prani aktive në platformat e mediave sociale, duke krijuar dhe shpërndarë përmbajtje që angazhon audiencën.
  9. Raportimi:Të përgatisë raporte të rregullta mbi rezultatet e fushatave dhe të paraqesë dhe të mbajë dokumentacion të saktë për të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e marketingut.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Diplomë në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim, Arkitekturë ose një fushë të ngjashme.
  • Çertifikata të specializuara në marketingun digjital, menaxhimin e projekteve, ose ndërtimin janë të preferuara.
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e fushatave të marketingut, idealisht në sektorin e ndërtimit ose infrastrukturës.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera verbale dhe të shkruara dhe përdorimin e mjeteve dhe platformave digjitale për marketing dhe menaxhimin e mediave sociale.
  • Preferohet të zotërojë 2 ose më shumë gjuhë të huaja në komunikim dhe në të shkruar.
  • Të jetë i aftë për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët dhe për të kuptuar nevojat e tyre.
Shoqëria ofron kushte te mira pune dhe page konkuruese.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 705 0917
 


Apply WhatsApp
Back
Top