• Tirane, kerkohet Ekonomiste Junior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
HR Studio kërkon të punësojë një Specialiste Faturimi (Ekonomiste Junior) e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e faturimit, regjistrimin e saktë të të dhënave dhe mbështetjen e proceseve të shitjes.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Përgatitja, lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes;
  • Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistemin e faturimit;
  • Kontrolli i saktësisë së faturave dhe dokumentacionit përkatës;
  • Regjistrimi dhe administrimi i dokumenteve të shitjeve dhe blerjeve;
  • Mbajtja e evidencave dhe arkivimi i dokumentacionit;
  • Verifikimi i të dhënave të klientëve dhe produkteve në sistem;
  • Bashkëpunimi me departamentin e financës, magazinës dhe shitjeve;
  • Përgatitja e raporteve të thjeshta sipas kërkesave të kompanisë;
Kërkesat:
  • Arsim i mesëm ose i lartë, preferohet në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Eksperienca e mëparshme në faturim, financë ose administratë përbën avantazh;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Saktësi dhe përgjegjshmëri në hedhjen dhe përpunimin e të dhënave;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.

Orari i punës:

E Hënë – E Premte:
08:00 – 14:00
E Shtunë: 08:00 – 12:00
E Diel: Pushim


Çfarë ofrohet:
  • Orar pune i favorshëm;
  • Ambient pune i qëndrueshëm dhe profesional;
  • Kushte të mira pune;
  • Mbështetje dhe trajnim gjatë përshtatjes me pozicionin;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim afatgjatë.

📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top