• Tirane, kerkohet Creative Designer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
  2. Web design
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Delta Pharma Adria, lider në rajonin e Ballkanit të Jugut, i specializuar në shpërndarjen rajonale dhe shërbime të shitjeve të kontraktuara për prodhuesit e barnave. Me seli në Tiranë, Shqipëri, Delta Pharma shërben një treg të gjerë, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Delta Pharma është kompania më inovative, me teknologji të avancuar dhe orientuar nga klientët në këtë rajon, duke u fokusuar në ofrimin e barnave inovative, gjenerike dhe biologjike, si dhe produkteve OTC, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore.

Jemi në kërkim të një Creative Designer për t’u bashkuar me Departamentin e Marketingut.

Çfarë Ofrojmë:
  • Mundësinë për të punuar në një kompani lider në tregun farmaceutik
  • Një ambient profesional dhe bashkëpunues
  • Hapësirë për zhvillim kreativ dhe profesional
Detyrat Kryesore:
  • Krijimi i materialeve grafike për fushata promocionale, rrjetet sociale dhe komunikime të brendshme
  • Zhvillimi i identiteteve vizuale dhe elementeve kreative për markat dhe produktet tona
  • Konceptimi dhe realizimi i materialeve për print dhe media digjitale
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Njohuri shumë të mira në programe dizajni grafik si: Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign
  • Aftësi të shprehura në krijimtarinë vizuale dhe përputhjen e saj me objektivat e marketingut
  • Preferohen njohuri në motion design (After Effects ose programe të ngjashme)
  • Kreativitet, përkushtim dhe aftësi për të punuar në ekip
Procedura e Aplikimit:

Mund të na dërgoni Cv-në tuaj në adresën hr@deltapharma-al.com

***Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top