• Tirane, kerkohet Brand Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Menaxhim Biznesi
  3. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
HR Studio është në kërkim të një Brand Manager për një kompani partnere. Nëse jeni një profesionist/e me eksperiencë në marketing dhe menaxhimin e markës, me aftësi për të zhvilluar strategji dhe për të ndërtuar marrëdhënie të suksesshme me partnerët, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij ekipi.

Përgjegjësitë:​

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së zhvillimit të markës.
  • Planifikimi dhe koordinimi i fushatave të marketingut dhe aktiviteteve promovuese.
  • Monitorimi i performancës së markës dhe analizimi i tregut për të identifikuar mundësi të reja zhvillimi.
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera për arritjen e objektivave të biznesit.
  • Menaxhimi i komunikimit me partnerët dhe furnitorët vendas dhe ndërkombëtarë.
  • Organizimi i eventeve, prezantimeve dhe aktiviteteve që rrisin prezencën dhe imazhin e markës.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi rezultatet e aktiviteteve të marketingut.

Kualifikimet:​

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (të domosdoshme).
  • Njohuri të mira të Microsoft Office; eksperienca me programe marketingu dhe analiza të tregut përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe negocimi.
  • Mendim analitik, kreativitet dhe orientim drejt rezultateve.

Çfarë ofrohet:​

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të qenë pjesë e projekteve sfiduese dhe për të kontribuar në zhvillimin e një marke të njohur.
📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top