• Tirane, kerkohet Bojaxhi Mobiljesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Bojaxhi
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Përshkrimi​

Agikons Sh.P.K është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, me mbi 30 vite eksperiencë në treg dhe e vlerësuar për cilësinë e lartë të projekteve të saj.
Forca jonë më e madhe është stafi. Ne krijojmë një ambient pune të sigurt, miqësor dhe profesional, ku çdo punonjës vlerësohet për kontributin e tij dhe ka mundësi të zhvillohet e të rritet në karrierë. Nëse kërkon një punë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim sipas performancës, atëherë Agikons është vendi i duhur për ty.

Kompania po zgjeron ekipin e saj në pozicionin: Bojaxhi Mobiljesh.

Detyrat dhe Kualifikimet

  • Të ketë eksperiencë në lyerjen e mobiljeve dhe elementëve prej MDF, MDF me rimeso dhe dru.
  • Të ketë eksperiencë në lyerjen e kapakëve të kuzhinave, dollapëve dhe elementëve të tjerë të mobilimit.
  • Të njohë procesin e përgatitjes së sipërfaqeve për lyerje (zmerilim, pastrim, stuko, primer).
  • Të ketë eksperiencë në përdorimin e bojërave me bazë uji dhe materialeve të tjera të lyerjes.
  • Të punojë me kujdes, saktësi dhe t'i kushtojë rëndësi cilësisë së punës.
  • Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i aftë të punojë në grup.

Ne Ofrojmë

  • Ambient pune miqësor dhe profesional.
  • Pagë konkurruese.
  • Kontratë të rregullt pune afatgjatë.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Mundësi promovimi brenda grupit.
  • Rritje periodike të pagës bazuar në performancën në punë.
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin 067 206 4428

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons Sh.P.K
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top