• Tirane, kerkohet Agjent Shitje në Terren

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
HR Studio është në kërkim të një Agjenti Shitjeje në Terren, energjik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e rrjetit të klientëve dhe rritjen e shitjeve në treg. Ky rol kërkon prezencë aktive në terren, komunikim të fortë me klientët dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja biznesi në sektorin e produkteve outdoor.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet në portofolin e shitjes.
  • Analizon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhje për të maksimizuar shitjet.
  • Monitoron tregun dhe informon departamentet përkatëse mbi zhvillimet dhe kërkesat.
  • Ofron shërbim cilësor ndaj klientit, para dhe pas shitjes.
  • Merr pjesë në trajnime dhe zhvillon vazhdimisht njohuritë mbi produktet.
  • Raporton periodikisht mbi aktivitetin dhe performancën e shitjeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në terren).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
  • I/e rregullt, serioz/e, energjik/e dhe me ambicie për të arritur rezultate.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese të kohës dhe territorit.
  • Njohuri të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
  • Leje drejtimi automjeti (kategoria B).

Çfarë Ofrohet

  • Pagë bazë + bonuse motivuese mbi shitjet.
  • Ambient pune dinamik dhe motivues.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në karrierë.
  • E Hënë – E Shtunë, 08:30 – 17:00
📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top