• Tirane, kerkohet Administrator i Sistemeve te IT-se

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
Eksperienca
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’iu bashkuar skuadrës së Departamentit IT në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Administrator i Sistemeve të IT-së do të mirëmbajë PC-te/Server-at në organizatë. Të rregullojë shërbimin në ambientet fizike & virtual duke u kujdesur për funksionalitetin dhe mos-shkëputjen e shërbimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Ka nën pergjegjesi infrastrukturën e institucionit për pjesën fizike (HW), Network, Sistemet Operative, periferiket, etj.
  • Siguron vazhdimësi të infrastrukturës për Data Centers.
  • Siguron vazhdimësi për sistemet bazë, si Domain, Shërbimin e e-mailit, Sistemet operative, etj.
  • Siguron vazhdimësi për përdoruesit, PC dhe perferiferiket (printers & scanners)
  • Siguron support të avancuar për SW & HW
  • Siguron monitorim të vazhdueshëm për sistemet dhe siguron optimizim kurë e nevojshme.
  • Përgjegjësi për sigurinë përmes kontrolleve të aksesit, backup-eve dhe firewalls.
  • Përditëson sistemet me versione dhe modele të reja.
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike ose profile të ngjashme studimi.
  • Çertifikime për zgjidhje të rrjetit janë të preferueshme
  • Përvojë në në fushën e IT-së, vecanërisht në sistemin bankar është e preferueshme
  • Certifikimi profesional (p.sh. Administratori i Sistemeve të Certifikuara nga Microsoft, (MCSA), ose certifikimi VMWare) është një plus
  • Njohuri në lidhje me sistemet e monitorimit të serverave & shërbimeve, veçanërisht me Microsoft SCOM
  • Përvoja me menaxhimin e përditësimeve & patches, veçanërisht me zgjidhjen Microsoft SCCM
  • Njohuri për sigurinë e sistemit (p.sh. sistemet e zbulimit të ndërhyrjes) dhe rezervimin/rikuperimin e të dhënave
  • Njohje me sisteme operative dhe platforma të ndryshme, veçanërisht me Microsoft Hyper-V dhe VMWare
  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Aftësi të mira komuinkuese dhe organizative.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 28 shtator 2021 në këtë link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top