• Tirane, kërkoj pune si Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshëndetje.
Jam i interesuar për pozicion pune si Inxhinier Elektrik.
Zotëroj gati 2 vite eksperiencë kryesisht në projektimin e sistemeve inxhinierike elektrike dhe supervizimin e punimeve në objekte.
Jam i aftë më së shumti në pikat e mëposhtme:

• Njohuri të mira mbi llogaritjen e linjave të rrjeteve TU dhe TM sipas ngarkesave referuar kritereve të vendosura nga standardet respektive;
• Njohuri të mira mbi projektimin e sistemeve inxhinierike elektrike civile dhe industriale referuar kërkesave respektive duke ofruar zgjidhjen më të mirë tekniko-ekonomike për funksionim optimal të sistemeve;
• Njohuri të mira mbi projektimin e impianteve fotovoltaike referuar kërkesës së konsumatorit dhe tipit të strukturës së instalimit të impiantit në fjalë për sisteme on-grid, off-grid dhe hybrid lidhur në rrjetin TU apo TM;
• Njohuri të mira mbi përgatitjen e raporteve, specifikimeve teknike dhe preventivave për projektet e realizuara si dhe përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për leje;
• I aftë në ndjekjen e punimeve për impiantet aktuale në zbatim duke raportuar dhe situacionuar punimet e kryera;
• Njohuri bazë për projektimin e rrjetave SMART në objekte civile duke përdorur sistemin By-Me;
• Njohuri bazë për programimin e PLC&HMI të Siemens duke përdorur softin inxhinierik Tia Portal
• Njohuri të mira mbi programet AutoCAD, DIALux, i-Project, EcoStruxture Power Design, EcoStruxture Power Design EcoDial, PV*SOL, PVSyst, RETScreen Expert, Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Powerpoint, TIA Portal, MathCAD, MATLAB, etj;

Do të preferoja një pozicion në fushën e projektimit inxhinierik, megjithatë jam i hapur edhe për punë në terren në varësi të tipit.
Për pozicione vakante dhe për një CV mbi eksperiencat e mëparshme mund të më dërgoni një e-mail tek adresa lilitashi20@gmail.com.
 


Contact
Back
Top