• Tirane, Internship - Asistent/e Administrative

Projekti Eco Bicycle është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të implementimit të projektit Eco Bicycle, PASS ofron mundësinë e Internship në pozicione Asistent Marketing & Shitje,fillimisht vullnetare me mundësinë për punësim në rast të një bashkëpunimi të suksesshëm.


Asistent/e Administrativ

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Të koordinojë aspektin logjistik te projektit
  2. Te asistojë në organizimin e takimeve, udhëtimeve dhe aktiviteteve kryesore ne prezantimin e projektit.
  3. Të mirëmbajë dhe ruaj dokumentat, komunikimit kryesore lidhur me projektin
  4. Të ndihmojë në përkthimin e dokumentave të projekteve dhe informacioneve për buletinin mujor
  5. Të kthej përgjigje telefonatave dhe emaileve që i adresohen projektit
  6. Të ndihmojë në informacionin e Buletinit Ecovolis
  7. Të përditësoj me informacione, lajmerime rrjetet sociale te Eco Bicycle
  8. Të mbaj kontaktet me vullnetarët për aktivitetet sociale

Kërkesat:

  • Aftësi shumë të mira organizuese
  • Aftësi shumë të mira për të shkruar dhe komunikuar
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
  • Të ketë iniciativë
  • Aftësi për të punuar në grup



Ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi në adresën info@eco-bike.org deri në datën 20 Dhjetor 2010.

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni:
Tel: 044 502574
Cel: 0672011399
 


Apply WhatsApp
Back
Top