• Tirane, ftese per oferte

Tirane
Ftesë për ofertë: Ndërtim Sere

Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992 me iniciativën dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas. Që prej vitit 2000 zyra operon brenda Fondacionit “Fryma e Dashurisë”.

Në kuadër të projekteve të ndryshme që Diakonia Agapes zbaton, kërkohen Ofrues Shërbimi (kompani apo persona fizike) për të ofruar: Ndërtim sere, sipas specifikimeve teknike të përshkruara në Termat e Referencës.
Kjo mbështetje do t’u ofrohet përfituesve të projekteve, bazuar në identifikimin e nevojave të tyre gjatë zbatimit të projekteve në zona të ndryshme të prefekturës së Elbasanit.
Ky shërbim kërkohet të ofrohet gjatë periudhës shkurt 2026 – dhjetor 2026.
Kompanitë/Individët duhet të marrin përsipër realizimin e ndërtimit të serës dhe dorëzimin e saj tek përfituesi.

Ofruesi i Shërbimit (subjektet apo individë) duhet të dërgojnë Ofertën financiare dhe dokumentacionin e kërkuar:
Me zarf të mbyllur të vulosur ku të jetë shënuar dërguesi dhe të citohet pjesëmarrja në prokurim. Dokumentacioni do të dorëzohet në adresën:

Diakonia Agapes
Rruga: “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë – Shqipëri

Ose
Email në adresën: agapesdiakonia@gmail.com Dokumentat duhet të jenë në format PDF).

Bashkangjitur gjeni Termat e Referencës dhe Ofertën Financiare.
Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është 30 janar, 2026, Ora 15:00.
 

Attachments

  • DA_ TOR - ndertim serash, 26 janar, 2026docx.docx
    1.5 MB · Views: 1
  • Oferta financiare per ndertim serash 26 janar, 2026.xlsx
    34 KB · Views: 1


Contact
Back
Top