Tirane, ftese per oferte SHERBIM RIPARIM DHE MIREMBAJTJE AUTOMJETE
- Tirane
Tiranë më, 09.04.2026
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: RIPARIM DHE MIRËMBAJTJE TË AUTOMJETEVE TË SHOQATËS SOS FSHATRAT E FËMIJËVË SHQIPËRI
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Qëllimi i kësaj kërkese për ofertë është për të krijuar një kontratë me një kompani të liçensuar për riparimin e automjeteve të Shoqatës SOS Fshatrat e Fëmijëvë Shqipëri.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë licensë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 22/04/2026, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur duke klikuar dokumentat në linqet si më poshtë:
1. Ftese per oferte_Sherbim riparimi dhe mirembajtje automjete
2. Shtojca Nr 1
3. Shtojca Nr 2
4.Shtojca Nr 3
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Contact