• Tirane, ftese per oferte Shërbim Punime me dorë me qelq të ricikluar

Tirane
Tiranë më, 13.02.2025​


FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim Punime me dorë me qelq të ricikluar

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj kërkese për ofertë është kontraktimi i një subjekti që ofron shërbime punimi artizanal me dorë të qelqit të ricikluar dhe mund të krijojë produkte Spila bizhu.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë/subjektet e interesuara ne kete fushe që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 24.02.2025, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.

Për më shumë informacion rreth Ftesë për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per oferte_Sherbim Punime dore me qelq te ricikluar.pdf
    225 KB · Views: 4


Contact
Back
Top