Tirane, ftese per oferte Shërbim për guidë profesionale në udhëtime
- Tirane
Tiranë më, 05.07.2024
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: Shërbim për aktivitete sportive ne natyre, guidë profesionale
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Qëllimi i kësaj kërkese është kontratktimi i një ofruesi shërbimi që është i licensuar për ofrimin e shërbimit guidë profesionale në udhëtime.
Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të paraqesin interesin e tyre deri më datë 15.07.2024, duke dorëzuar aplikimin e tyre në mënyrë elektronike në adresën info@soskd.org.al.
Për më shumë detaje ju lutem referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact