Tirane, ftese per oferte SHËRBIM PASTRIMI PËR AMBIENTE ZYRE
- Tirane
Ftesë për Ofertë
ME OBJEKT: SHËRBIM PASTRIMI PËR AMBIENTE ZYRE
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.ME OBJEKT: SHËRBIM PASTRIMI PËR AMBIENTE ZYRE
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.
Qëllimi i kësaj Ftese për Ofertë është kontraktimi i një kompanie që ofron shërbime pastrimi për ambiente zyrash për përmbushjen e nevojave të organizatës për projektin “Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II” në qytetin e Tiranës.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mailit zyrtar [B]info@soskd.org.al[/B] deri më datë 29.11.2024.
Për më shumë informacion rreth Ftesës për Ofertë ju lutemi të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact