• Tirane, ftese per oferte Realizimi i pushimeve verore për Fëmijët e Shoqatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Tirane
Tiranë me, 23.04.2025


FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Realizimi i pushimeve verore për Fëmijët e Shoqatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e interesuar për të kontraktuar një subjekt të liçensuar në ofrimin e shërbimeve hoteleri-turizëm për pushimet verore të Fëmijëve të SOSFF. Të gjithë subjektet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë ofertën e tyre dhe dokumentat plotësuese në adresën e e-mailit info@soskd.org.al brenda dates 07.05.2025.

Për më shumë informacion rreth Ftesës pë ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Kerkese per oferte_Pushime verore per femijet e Shoqates SOS Fshati Femijeve.pdf
    160.9 KB · Views: 3


Contact
Back
Top