Tirane, ftese per oferte Punime per rinovim objekti
- Tirane
SOS, Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, (SOS AL) është një organizatë jofitimprurëse joqeveritare dhe një anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata kombëtare të pavarura. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. SOS AL, që nga viti 1995, ka vepruar në fushën e mbrojtjes sociale përmes shërbimeve cilësore mbështetëse në fushën e kujdesit familjar për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror, si dhe në mbështetjen me bazë komunitetin për familjet vulnerabël. Organizata merr pjesë aktive në hartimin e politikave dhe advokon për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social - siç thuhet në udhëzimet e OKB-së për kujdesin alternativ afatgjatë. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale, dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së të rinjve në proceset e vendimmarrjes.
SOS, Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, është duke zbatuar projektin “Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim”, financuar nga “Children`s Villages Worlwide” përgjatë periudhës: 1 Dhjetor 2025 – 30 Nëntor 2029.
Në kuadrin e zbatimit të projektit dhe me qëllim arritjen e objektivave, SOS Fshatrat e Femijëve Shqipëri shpall Ftesën për ofertë për rinvoim të dy godinave (objekteve) me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e mjedisit të shërbimeve dhe hapësirave të punës, si dhe përmirësimin e funksionalitetit të godinave. Kjo Ftesë për Ofertë është e hapur për të gjithë personat fizik apo personat juridik për ofrimin e shërbimeve në fushën e zbatimit të punimeve ndërtimore.
Të gjithë subjektet e interesuara janë të lutur të dorëzojnë ofertën e tyre si dhe të gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 05.05.2026.
Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur duke klikuar në linkun: Ftese per oferte_Rinovim objekti
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi

Contact