Tirane, ftese per oferte Printim Kartolinash
- Tirane
Tiranë më, 19.09.2024
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: PRINTIM KARTOLINASH
ME OBJEKT: PRINTIM KARTOLINASH
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Qëllimi i kësaj Ftese për ofertë është kontraktimi i një kompanie që ofron shërbimin e printimit të kartolinave të fundvitit, të cilat realizohen me qëllim mbledhjen e donacioneve për Shoqatën SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj përmes postës elektronike në adresën e emailit: info@soskd.org.al deri më datë 07.10.2024.
Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur!
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
Attachments
Contact